Kryeprokurori i Prokurosisë Speciale, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim kreun e e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipër, Altin Dumani.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sundimit të ligjit, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e koordinimit në hetimet e përbashkëta.
“z.Dumani ritheksoi përkushtimin e SPAK-ut për të mbështetur Prokurorinë Speciale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërsa, z. Isufaj shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar se Prokuroria Speciale mbetet një shtyllë e fortë dhe e palëkundur e sistemit të drejtësisë në vend”, thuhet në njoftim.
