Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kryehen testime në Holandë, AUV del me njoftim: A është i sigurtë për fëmijët qumështi “Aptamil”?

GD
Gazeta Demos25 dhjetor 2025 në 12:45
Kryehen testime në Holandë, AUV del me njoftim: A është i sigurtë për fëmijët qumështi “Aptamil”?

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se pas njoftimit të publikuar për ndalimin e produktit Aptamil AR 1, ushqim për fëmijë, nga autoritetet kompetente të vendit të origjinës, Holandë, janë kryer ritestime shtesë në këtë produkt ushqimor është konfirmuar se analizat kanë rezultuar në përputhje me standardet e sigurisë ushqimore dhe se produkti Aptamil AR 1 është vlerësuar i sigurt për konsum dhe lejohet sërish të shitet në treg.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thekson se ndalimi i përkohshëm i këtij produkti ishte masë parandaluese, e ndërmarrë për mbrojtjen e shëndetit publik.

“AUV vazhdon të monitorojë me kujdes të shtuar situatën dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me bizneset që merren me importin dhe prodhimin e produkteve ushqimore për të siguruar ushqim të sigurt dhe në përputhje me standardet evropiane. në përputhje me standardet evropiane”, theksohet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton opinionin publik se Komisioni Evropian – Sistemi i Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka bërë njoftimin e radhës lidhur me produktin ushqimor qumësht Aptamil.

Pas njoftimit të publikuar më herët për ndalimin e produktit Aptamil AR 1, ushqim për fëmijë, me numër loti 111444865, me datë skadimi 17.05.2026, prodhuar nga Nutricia Cuijk BV, Holandë dhe importuar nga kompania UNION SH.P.K., Vushtrri, njoftojmë opinionin publik se nga autoritetet kompetente të vendit të origjinës, Holandë, janë kryer ritestime shtesë në produktin ushqimor qumësht Aptamil dhe është konfirmuar se analizat kanë rezultuar në përputhje me standardet e sigurisë ushqimore dhe se produkti Aptamil AR 1 është vlerësuar i sigurt për konsum dhe lejohet sërish të shitet në treg.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thekson se ndalimi i përkohshëm i këtij produkti ishte masë parandaluese, e ndërmarrë për mbrojtjen e shëndetit publik.

AUV vazhdon të monitorojë me kujdes të shtuar situatën dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me bizneset që merren me importin dhe prodhimin e produkteve ushqimore për të siguruar ushqim të sigurt dhe në përputhje me standardet evropiane.

Informimi i qytetarëve mbetet prioritet i yni.

AUV

Më shumë nga Lajme

  • 19:44Vergori dhe ambasadorja zvicerane diskutojnë për sigurinë në Kosovë
  • 19:44“Të votohet apo të nisë nga zero”, Kryeziu tregon dy mundësitë për Ligjin për Specialen
  • 19:40Rama e konfirmon nga Dublini: NATO nuk do të mbajë samit në Tiranë vitin e ardhshëm
  • 19:20Gërvalla: Në qendër të çdo përpjekjeje për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore duhet të jetë pacienti
  • 19:12"Akoma të du", Ylli apo Sharri, kush e këndon më bukur hitin e Bertan Asllanit?