Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KRU “Prishtina” i del në ndihmë zjarrfikësve në shuarjen e zjarrit në banesën te Parku i Qytetit

GD
Gazeta Demos27 qershor 2026 në 12:33
KRU “Prishtina” i del në ndihmë zjarrfikësve në shuarjen e zjarrit në banesën te Parku i Qytetit

Me cisternat dhe kapacitetet e saj, KRU “Prishtina” po u ofron mbështetje zjarrfikësve, duke siguruar furnizim të vazhdueshëm me ujë për të lehtësuar ndërhyrjen në terren.

Zjarrfikësit vazhdojnë përpjekjet për ta mbajtur situatën nën kontroll, ndërsa autoritetet ende nuk kanë bërë të ditura shkaqet e zjarrit.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në kryeqytet, Lulzim Fushtica tha për Klankosova.tv se zjarri tashmë është lokalizuar teksa ekipet po punojnë që të flakët të mos shpërndahen në ndërtesat ngjitur.

“Ende jemi duke intervenuar nga mëngjesi pas orës 07:00, të gjitha ekipet janë angazhuar: zjarrfikësit, policia, ekipet mjekësore, drejtoria e sigurisë. Jemi këtu për momentin situata është nën kontroll dhe jemi duke bërë çdo gjë që është e mundur që zjarri të mos përhapet në ndërtesat fqinje. Zjarri është lokalizuar dhe është fikur, por ende kemi probleme, shpresojmë që shumë shpejtë edhe ky problem do të rregullohet. Zjarri është lokalizu ekipet janë të gjitha këto dhe për momentin nuk ka rrezik që zjarri të përhapet në ndërtesat tjera”, tha fillimisht ai.

Sipas tij të lënduar nga ky zjarr kanë mbetur dy qytetarë dhe tre zjarrfikës të cilët kanë pësuar djegie gjatë intervenimit.

“Janë të lënduar dy qytetarë dhe tre zjarrfikës. Kanë marrë ndihmën e parë, një fëmijë i vogël është në Emergjencë, si pasojë e djegies që ka qenë në banesë ku ka fillu zjarri. Zjarrfikësit janë lënduar gjatë intervenimit, por nuk janë lëndime të mëdha apo serioze, por lëndime të natyrës së punës, qoftë djegie, lëndime që janë bërë dhe jemi duke bërë gjatë intervenimit në këtë lokacion”, shtoi ai.

Në anën tjetër, Fushtica tha se shkaktari i zjarrit është ende i panjohur dhe se hetimet do të bëhen pas përfundimit të intervenimeve.

Më shumë nga Lajme

  • 13:36LDK bëri homazhe në nderim të jetës dhe veprës së Flora Brovinës
  • 13:36Varfëria energjetike në Kosovë, kërkohet bazë ligjore dhe matje më e saktë e familjeve të prekura
  • 13:33Flasin nga Prokuroria e Hagës pasi një profesor serb pretendon që një “aktakuzë e re sekrete” është në proces të konfirmimit
  • 13:26Avokati i Thaçit i reagon ashpër Marta Kosit: Nuk të takon ta paragjykosh çështjen e aktgjykimit
  • 13:21Haradinaj nga protesta në Prishtinë: Liri për çlirimtarët - Rroftë UÇK!