Profesori serb që ligjëron në Universitetin e Readingut në Mbretërinë e Bashkuar, Marko Milanovic, në një intervistë të dhënë për televizionin serb “N1” ka pretenduar se Zyra e Prokurorit të Specializuar të Hagës ka paraqitur edhe një aktakuzë të re para një muaji
Megjithatë, sipas tij, kjo aktakuzë është sekrete dhe është ende në procesin e konfirmimit, prandaj nuk dihet se me çfarë ka të bëjë.
“Para një muaji, prokurori ka paraqitur një aktakuzë të re, për të cilën nuk e dimë se me çfarë merret; ajo ende është sekrete, sepse është në fazën e konfirmimit”, ka thënë ai në N1.
Lidhur me këtë, Gazeta Express ka dërguar pyetje në adresë së Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Zëdhënësi i ZPS-së, Christopoher Bennett, ka thënë për Gazetën Express se nuk komentojnë rreth spekulimeve apo hetimeve të Prokurorisë Speciale .

