Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Kriza për presidentin, analistët: Ose kompromis, ose zgjedhje të reja

GD
Gazeta Demos5 shtator 2026 në 21:18
Kriza për presidentin, analistët: Ose kompromis, ose zgjedhje të reja

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

Kosova po rrezikon të hyjë në një periudhë të re të bllokadës institucionale në mungesë të një konsensusi për zgjedhjen e presidentit, shkruan RTK.

Në rast se nuk arrihet kuorumi i nevojshëm për çështjen e shefit të shtetit, nga 5 tetori vendi mbetet edhe pa president.

Njohës të fushës thonë se në këtë situatë partitë politike duhet të vendosin sa më shpejt, nëse nuk arrijnë marrëveshje, t’i shpallin zgjedhjet e reja.

Ata paralajmërojnë se një situatë ku Kosova mbetet pa president, do të sillte pasoja politike dhe institucionale për vendin.

“Kjo zgjedhje e këtij presidentit duhet të bëhet para datës 4-5 tetor. Në rast se nuk ndodh kjo, kjo është situatë e paprecedent, e rrezikshme sepse cenon sigurinë kombëtare të Kosovës. Për herë të parë ndodhë që një shtet në Bashkimin Evropian të funksionojë pa asnjë titullar….”, ka thënë Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës.

Njohësit e fushës thonë se partitë politike nuk duhet të lejojnë që të kalohet më shumë kohë pa institucione funksionale.

“Kur ky debat të shterrohet Kosova le të shkoj në zgjedhje dhe u.d e presidentes të caktoj një datë sa më shpejt për mbajtjen e zgjedhjeve në mënyrë që deri para datës 5 tetor ta kemi një Kuvend të ri, qeveri të re dhe një president që është legjitim dhe legal që votohet nga Kuvendi i Kosovës. Në këso rrethana pas datës 5 tetor ne shkojmë në anarki kushtetuese, nuk do të ketë as kush ti thërras partitë për konsensus”, ka thënë Naim Jakaj, hulumtues i lartë i Institutit të Kosovës për Drejtësi

Zvarritja e formimit të institucioneve i ka humbur Kosovës dhjetëra miliona euro nga Plani i Rritjes, derisa ngërçi politik vlerësohet se do ta dëmtojë edhe më shumë vendin.

“Ndërkohë pasojat do të jenë të rënda, siç e përmenda. Financat nga plani i rritjes, financat nga plani i brendshëm, çështjet që lidhen me diplomacinë, shërbimin e jashtëm, me lobimin e Kosovës për aplikim për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera, veçanërisht në Bashkimin Evropian”, ka shtuar Jakaj.

Lëvizjes Vetëvendosje i duhen edhe 6 vota për ta zgjedhur presidentin e ri. Partia Demokratike, Aleanca e 6 deputetë të LDK-së janë deklaruar se nuk do të ofrojnë kontribut në këtë drejtim.

rejazgjedhjepolitike

Të ngjashme

Musliu kritikon VV-në: Po e përdor sërish emrin e Hashim Thaçit për luftë politike

Musliu kritikon VV-në: Po e përdor sërish emrin e Hashim Thaçit për luftë politike

22:52
Zemaj për gjashtëshen e LDK-së që refuzoi ta votojë kandidatin Sejdiu: Nuk e kemi ne përgjegjësinë nëse vendi shkon në zgjedhje

Zemaj për gjashtëshen e LDK-së që refuzoi ta votojë kandidatin Sejdiu: Nuk e kemi ne përgjegjësinë nëse vendi shkon në zgjedhje

21:31

Më shumë nga Lajme

  • 22:16Haxhiu: Nëna Terezë u bë ndërgjegje e njerëzimit, një prej figurave më të ndritura që kombi shqiptar i ka dhënë botës
  • 21:54Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe kujtesa e një populli nuk mund të shlyhen
  • 21:49Kongresisti amerikan: Vuçiq po tenton të bëhet kryeministër për të vazhduar sundimin e tij të korruptuar, si Putini
  • 21:45Ambasadori amerikan në NATO: Nuk do t’i tolerojmë sulmet hibride, është e papranueshme
  • 21:35Enis Osmani zgjidhet kryetar i GUXO-s në Mitrovicë