Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kreu i Asociacionit të Komunave: Qeveria Kurti po vazhdon injorimin e nevojës urgjente për krijimin e një Fondi Emergjent për komunat

GD
Gazeta Demos10 korrik 2025 në 12:19
Kreu i Asociacionit të Komunave: Qeveria Kurti po vazhdon injorimin e nevojës urgjente për krijimin e një Fondi Emergjent për komunat

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka shprehur shqetësimin të thellë lidhur me mospërgjigjen e Qeverisë së Kosovës ndaj kërkesave të vazhdueshme të komunave për krijimin e një Fondi Emergjent për komuna, që do të mundësonte reagim të shpejtë dhe efikas në rastet e fatkeqësive natyrore.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi.

“Përkundër situatave të përsëritura përgjatë viteve të fundit si vërshimet, zjarret, dhe dëmet në infrastrukturë dhe prona publike e private, Qeveria vazhdon të mos marrë masa konkrete për të krijuar një mekanizëm financiar të qëndrueshëm që do t’i ndihmonte komunat në raste emergjente”, ka thënë ai.

Ibrahimi ka treguar edhe pasojat që do t’i kenë komunat për mos krijimi e një Fondi Emergjent.

“Dëmton direkt qytetarët, të cilët mbesin pa ndihmë të menjëhershme në momente kritike; paralizon reagimin komunal, pasi mungesa e mjeteve e bën të pamundur ndërhyrjen e shpejtë; rrit varësinë nga procedurat e gjata burokratike, duke zvarritur mbështetjen për komunat që përballen me kriza reale; konfirmon mungesën e vullnetit politik për të fuqizuar pushtetin lokal, përkundër diskurseve publike për decentralizim dhe partneritet institucional”, ka deklaruar ai për Periskopi.

Ibrahmi ia ka kujtuar Qeverisë se këto vonesa tashmë po përkthehen në dëme konkrete dhe të pakthyeshme për komunitetet lokale.

“Ua rikujtojmë Qeverisë se një fond i tillë është kërkuar nga komunat në mënyrë të përsëritur gjatë viteve të fundit, por nuk është pasuar as me vullnet politik, as me veprim praktik. Këto vonesa tashmë po përkthehen në dëme konkrete dhe të pakthyeshme për komunitetet lokale”, ka thënë ai

AKK

Më shumë nga Lajme

  • 15:11Bekim Jashari nderon Fehmi Lladrovcin: Nga rënia e familjes sime, gjithnjë e më pak mendonte për fatin e tij
  • 14:59“Injorantët u bënë pushtues pas luftës”, Zafir Berisha ia kujton një postim shumë të rëndë këngëtarit Ramë Lahaj
  • 14:37“Lirinë e lamë me gjak!”, Ramë Lahaj fton qytetarët në protestën e sontme
  • 14:36Aktgjykimi i Hagës, “Liria ka Emër”: Qeveritë shqiptare të mbajnë mbledhje të përbashkët urgjente
  • 14:19Profesori spanjoll kritikon Hagën: Ndërkombëtarët e ndëshkuan Thaçin më ashpër se secilin serb që synoi gjenocid