Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Krasniqi: Miliona euro shpërndahen për vota, ndërsa fëmijëve u mungon kujdesi bazë shëndetësor

GD
Gazeta Demos13 korrik 2026 në 20:31
Krasniqi: Miliona euro shpërndahen për vota, ndërsa fëmijëve u mungon kujdesi bazë shëndetësor

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka kritikuar prioritetet e institucioneve, duke thënë se miliona euro po shpërndahen në prag të zgjedhjeve, ndërsa mungojnë kushtet bazë për trajtimin shëndetësor të fëmijëve.

Sipas tij, shëndeti i fëmijëve duhet të jetë një nga prioritetet kryesore të çdo shoqërie.

“Miliona euro shpërndahen lart e poshtë në prag të zgjedhjeve për të blerë vota, ndërsa nuk sigurohen as kushtet minimale për trajtimin shëndetësor të fëmijëve – një nevojë që askush nuk e zgjedh, por që mund t’i prekë të gjithë”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka thënë se dështimi për të garantuar kujdesin e nevojshëm shëndetësor për fëmijët përbën një nga problemet më të mëdha shoqërore.

“Nuk ka dështim më të madh për një shoqëri sesa paaftësia për t’u kujdesur për shëndetin e fëmijëve të saj. Çdo prioritet tjetër humbet kuptimin kur fëmijët mbeten pa kujdesin bazë që u takon”, ka përfunduar Krasniqi.

Albert Krasniqi

Më shumë nga Lajme

  • 22:39Siljanovska-Davkova në Paris: Evropa nuk mund të jetë e plotë pa një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe demokratik
  • 22:39Daut Haradinaj tregon lidhjet me familjen e Arlinda Zekajt dhe familjen Sylaj, ka disa fjalë edhe për ish-avokaten
  • 22:31Daut Haradinaj: Tërheqja e Ligjit për Specialen ishte ofenduese, përgjegjësinë duhet ta japin krerët e PDK-së
  • 22:31Shala: Kurti është në pozitë më të vështirë, Serbia pritet të ketë Qeveri të re
  • 22:28​Projektbuxheti për vitin 2027 nis nesër shqyrtimin në parim në Komisionin për Buxhet