Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KQZ: U përmbyll verifikimi i rezultatit në 15 qendra komunale, 41 vendvotime në rinumërim

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2025 në 14:50
KQZ: U përmbyll verifikimi i rezultatit në 15 qendra komunale, 41 vendvotime në rinumërim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se përmbyllur verifikimi i rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave në 15 Qendra Komunale të Numërimit: Junik, Mamushë, Kllokot, Obiliq, Klinë, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Suharekë, Kaçanik, Prishtinë dhe Viti.

Ndërkaq, KQZ tha se procesi i verifikimit po vazhdon në dy komuna tjera.

“Në QKN e Mitrovicës së Jugut nuk është duke vazhduar për arsyet që janë bërë të njohura nga njoftimi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë”, tha KQZ.

Sot nga ora në orën 14:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të bëhet rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Njoftimi i plotë:

Aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN):

Deri në orën 13:00 të së martës, është përmbyllur verifikimi i rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave në 15 Qendra Komunale të Numërimit: Junik, Mamushë, Kllokot, Obiliq, Klinë, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Suharekë, Kaçanik, Prishtinë dhe Viti.

Procesi i verifikimit po vazhdon në 2 komuna të tjera, ndërkaq në QKN e Mitrovicës së Jugut nuk është duke vazhduar për arsyet që janë bërë të njohura nga njoftimi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. KQZ do të vazhdojë të mbajë publikun të informuar në mënyrë të rregullt dhe transparente për çdo zhvillim lidhur me këtë proces.

Aktivitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR):

Të martën, në orën 14:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të bëhet rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 10:21Kosova me sy kah Haga, 48 orë nga vendimi për çlirimtarët
  • 10:20Tentoi të udhëtonte me dokument fals në Aeroportin e Prishtinës, arrestohet shtetasja e Shqipërisë
  • 10:14Rama akuzon Qeverinë për përjashtimin e tij nga forumi për “Lojërat Mesdhetare 2030”: Ky është mentaliteti qeverisës i Albin Kurtit
  • 10:01Sekuestrohen mbi gjysmë kilogrami kokainë e marihuanë në Fushë Kosovë, një i arrestuar dhe një në kërkim
  • 09:42Gruda: PDK nesër i drejtohet Kushtetueses edhe për zgjedhjen e Qeverisë