Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

KQZ tregon sa Qendra të Votimit me kusht do të jenë

GD
Gazeta Demos21 dhjetor 2025 në 20:53
KQZ tregon sa Qendra të Votimit me kusht do të jenë

Zgjedhjet e 28 dhjetorit po afrojnë.

Qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin një kandidat për kryeministër dhe 10 kandidatë për deputetë nga e njëjta parti me kandidatin për kryeministër, shkruan lajmi.net.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se procesi do të zhvillohet në 38 komuna të Kosovës, në të cilat janë gjithsej 948 Qendra të Votimit.

Në të gjitha këto komuna, ka vetëm një Qendër të Votimit me kusht.

“Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 38 komunat e Republikës së Kosovës përmes 948 Qendrave të Votimit. Në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, votuesit mund të votojnë me kusht në cilëndo komunë. Në secilën nga 38 komunat ka vetëm një Qendër të Votimit me Kusht”, ka njoftuar KQZ.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, kandidatë për kryeministër janë Albin Kurti nga VV, Bedri Hamza nga PDK, Lumir Abdixhiku nga LDK, Ramush Haradinaj nga AAK dhe Fatmir Limaj nga Nisma.

Të pestë këta me nga 110 kandidatë për deputetë, dhe parti të tjera më të vogla, kanë filluar fushatën, duke kërkuar votën e qytetarëve.

Fushata elektorale ka filluar zyrtarisht më 17 dhjetor ndërsa do të mbaroj më 28 dhjetor në ora 06:59, një minut para se të hapen qendrat e votimeve.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 23:42Ky është i propozuari i Shtëpisë së Bardhë, për t’u bërë ambasador amerikan në Kosovë
  • 23:27Hoti fajëson qeverinë për faturat e larta të energjisë: Pasojë e anulimit të projektit të gazit amerikan
  • 22:54Kurti dhe bashkëshortja e tij marrin pjesë në darkën e shtruar nga Macron në Pallatin Élysée
  • 22:41Deda: Kosova duhet të diskutojë me Gjermaninë dhe Francën për anëtarësim në KiE dhe statusin e vendit kandidat në BE
  • 22:39Siljanovska-Davkova në Paris: Evropa nuk mund të jetë e plotë pa një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe demokratik