Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar votuesit jashtë Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar përmes postës, për disa sms dhe e-maila njoftues që janë duke pranuar nga operatori që do të shpërndajë pakot me fletëvotime.
Fillimisht, KQZ ka sqaruar se “në vazhdim të përgatitjeve për fillimin e votimit me postë, shërbimi votues ka përgatitur pakon me fletëvotim për secilin votues të regjistruar që gjatë regjistrimit ka përzgjedhur këtë mënyrë votimi”.
Sipas KQZ-së, pakot janë përcjellur te operatori ekonomik, i cili gjatë ditëve në vazhdim do të fillojë shpërndarjen e tyre.KQZ ka bërë të ditur se një numër i madh i pakove tashmë janë pranuar nga operatori ekonimik, DHL, i cili gjatë ditëve në vazhdim do të fillojë t’i dërgojë në adresë të votuesve të regjistruar në shtete të ndryshme të botës.
