Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KQZ refuzon certifikimin e 7 OJQ-ve, kjo është arsyeja

GD
Gazeta Demos6 tetor 2025 në 16:16
KQZ refuzon certifikimin e 7 OJQ-ve, kjo është arsyeja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e mbajtur të hënën, ka miratuar rekomandimin e Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar për të moscertifikuar shtatë organizata joqeveritare dhe vëzhguesit e tyre për zgjedhjet e 12 tetorit.

Gjatë diskutimeve, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ngriti çështjen e burimeve të financimit të vëzhguesve. Ai theksoi se është e domosdoshme të dihet nëse vëzhguesit janë vullnetarë apo të paguar, dhe nëse paguhen, nga vijnë mjetet financiare.

“Nëse vëzhguesit paguhen, duhet të dihet qartë prejardhja e mjeteve. Transparenca për fondet është e domosdoshme, pasi çdo shfrytëzim i mjeteve publike lidhet drejtpërdrejt me interesin publik”, tha Kurteshi. Ai shtoi se edhe pagesat simbolike për një numër të madh vëzhguesish, siç është rasti me 259 persona, përbëjnë një shumë të konsiderueshme, e cila duhet të jetë e justifikuar dhe e dokumentuar.

Në të njëjtën mbledhje, KQZ miratoi gjithashtu procedurat për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) në kuadër të zgjedhjeve lokale të vitit 2025. Dokumenti i miratuar përshkruan në mënyrë të detajuar të gjitha proceset dhe aktivitetet që do të zhvillohen në QNR.

Në QNR do të realizohet numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht, i fletëvotimeve të personave me nevoja të veçanta, atyre nga jashtë Kosovës, si dhe rinumërimi eventual i vendvotimeve sipas vendimeve të KQZ-së, PZAP-së dhe Gjykatës Supreme.

Po ashtu, aty do të bëhet tabulimi dhe publikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Më shumë nga Lajme

  • 08:00Mëngjesi nis me kolona në Merdarë, kaq janë pritjet
  • 07:58PDK me të njëjtën kërkesë: Seanca të vazhdojë në ora 11:00
  • 07:08Moti për sot, temperatura maksimale deri në 37°C
  • 22:50Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
  • 22:41Vodhën mijëra euro brenda një shtëpie, arrestohen tre persona në Leposaviq