Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KQZ pret procesimin e votave tjera, Elezi: Mbi 16 mijë votuan në përfaqësi diplomatike, 58 mijë ishin regjistruar për votim me postë

GD
Gazeta Demos29 dhjetor 2025 në 15:50
KQZ pret procesimin e votave tjera, Elezi: Mbi 16 mijë votuan në përfaqësi diplomatike, 58 mijë ishin regjistruar për votim me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i procesojë edhe votimin me kusht në 38 qendra votimi me 57 vendvotime, votimin e personave me nevoja të veçanta dhe votimin me postë.

Valim Elezi, zëdhënës i KQZ-së, i tregoi Gazetës Express për aktivitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

“Sipas të dhënave preliminare, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht”, tha ai.

Elezi tha se “së shpejti do të kemi edhe të dhënat nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i cili është realizuar jashtë vendvotimeve”.

“Numri i votuesve të regjistruar në këtë program votimi ka qenë 2,860”.

Në përfaqësitë diplomatike, Elezi tha se kanë votuar mbi 16 mijë, ndërsa rreth 58 mijë kanë dërguar votat e tyre me postë.

“Nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi në 29 përfaqësi diplomatike, nga 19,187 shtetasit e regjistruar, kanë votuar 16,165 prej tyre apo 84.24%. Ndërkaq, nga votimi përmes postës, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë. Nga ky lloj votimi, ende nuk kemi të dhëna përfundimtare për numrin e pakove me fletëvotime pasi këto të dhëna do t’i kemi pas përfundimit të procesit të tërheqjes së tyre nga kutitë postare. Sipas të dhënave preliminare, vetëm nga tërheqjet e dy kutive postare, në Berlin dhe Bern, janë tërhequr 18 mijë pako të supozuara me fletëvotime”, tha ai.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 09:42Qëlloi gruan me armë, pastaj veten - Si ndodhi vrasja në Malishevë?
  • 09:40Murati: Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, hakmarrje për lirinë e Kosovës
  • 09:38Të shtëna, armë ilegale e dhjetëra fishekë - Policia intervenon në tri raste në Prishtinë
  • 09:35Arrestohet një person në Prishtinë pasi tentoi të vidhte bateritë e veturave
  • 09:34Sulm në Skenderaj: Një person godet me mjet pune një tjetër