Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KQZ pret përfundimin e afatit të ankesave, dy deputetë të PDK-së paralajmëron konferencë para PZAP-it

GD
Gazeta Demos29 qershor 2026 në 10:12
KQZ pret përfundimin e afatit të ankesave, dy deputetë të PDK-së paralajmëron konferencë para PZAP-it

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të afatit për paraqitjen e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të shpallura më 27 qershor 2026.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se afati për paraqitjen e ankesave përmbyllet sot, më 29 qershor, në orën 12:00.

Ai tha se, nëse nuk parashtrohet asnjë ankesë, KQZ është e gatshme të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare dhe përmbylljen e procesit zgjedhor në këtë fazë.

“Nëse nuk do të ketë ankesa, KQZ është e gatshme për të proceduar me certifikimin e rezultateve përfundimtare dhe përmbylljen e procesit zgjedhor sa i përket kësaj pjese. Ndërkaq, në rast se do të ketë ankesa, KQZ do të presë vendimmarrjen e PZAP-it dhe të Gjykatës Supreme, të zbatojë vendimet e tyre nëse përmbajnë obligime për KQZ-në dhe më pas do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershor”, tha Elezi.

Megjithatë, pak para përfundimit të afatit, nga Partia Demokratike e Kosovës është paralajmëruar një konferencë për media para Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Sipas njoftimit, deputetët Qëndrim Kryeziu dhe Bekim Haxhiu do të mbajnë konferencë për media sot, më 29 qershor, në orën 11:00, para PZAP-it, duke lënë të kuptohet se mund të ketë zhvillime lidhur me procesin e ankesave ndaj rezultateve zgjedhore.

Më shumë nga Lajme

  • 19:19Lajmi i rremë i Elvis Hoxha për Time Kadriajn, Deliu: Heshtja e Kurtit më nuk është thjesht heshtje
  • 19:07Të shtëna me armë në Mitrovicë
  • 18:44Elvis Hoxha kërkoi falje për lajmin e rremë rreth Time Kadriajt, Burim Ramadani ka disa pyetje për të
  • 18:41Selmanaj: Askush mbi Republikën
  • 18:23Vuçiqi paralajmëron Evropën: Jemi në prag të një lufte më të madhe