Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KQZ: Përmbyllet procesi i rinumërimit të votave në 15 komuna

GD
Gazeta Demos16 janar 2026 në 11:09
KQZ: Përmbyllet procesi i rinumërimit të votave në 15 komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se procesi i rinumërimit të votave është përmbyllur në 15 komuna.

Bazuar në këto të dhëna janë rinumëruar 216 nga 914 vendvotime.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e premte, 16 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 216 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (1/8) dhe Pejë (1/14)”, thuhet në njoftimin eKQZ-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditë më parë mori vendim për rinumërimin e 914 vendvotimeve që i takojnë të gjitha komunave lidhur me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit.

Në njoftimin e KQZ-së për këtë proces u tha se në 10 komuna do të rinumërohen 100 për qind të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skenderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut).

Ky vendim erdhi pas raportit të bazuar të 10 janarit, ku Sekretariati i KQZ-së ka bërë shikimin e videoincizimeve të kamerave në vendosura në tavolinat e numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit dhe është evidentuar se ka raste të mospërputhjeve të votave për kandidatë.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 23:40E konfirmon familja: Babë e bir dhe nipi vdiqën në vetaksident në Gjermani
  • 23:29Shqipëri: E pa konfliktin mes djalit dhe një personi tjetër, 69-vjeçari pëson arrest kardiak
  • 23:08Moti për të premten
  • 22:40Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit
  • 22:36Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme