Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KQZ: Më 6 maj fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për votim me postë dhe në përfaqësi diplomatike

GD
Gazeta Demos4 maj 2026 në 14:45
KQZ: Më 6 maj fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për votim me postë dhe në përfaqësi diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës do të fillojë më 6 maj dhe do të përfundojë më 17 maj 2026.

Për 12 ditë, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, do të mund të aplikojnë online për t’u regjistruar, për të votuar me postë apo në përfaqësi diplomatike.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se është në vullnetin e votuesve që të përzgjedhin mënyrën e votimit, qoftë në përfaqësi diplomatike apo përmes postës.

“Gjatë kësaj periudhe 12-ditore (6 maj – 17 maj 2026), të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Në momentin e regjistrimit votuesit mund të përcaktohen individualisht për njërën nga tri mënyrat e votimit: (1) për të votuar fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës; (2) për të dërguar fletëvotimin përmes postës në njërën nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës apo (3) për të dërguar fletëvotimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë”, tha Elezi.

Më tej, sipas Elezit, votuesit që do të regjistrohen për të votuar në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë më 6 qershor, ndërkaq votuesit përmes postës mund të votojnë nga 25 maji deri më 6 qershor.

“ Pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, KQZ ka rregulluar çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me votimin jashtë Kosovë. KQZ ka vendosur numrin minimal prej 50 votuesish të regjistruar si kriter për organizimin e votimit në një përfaqësi të caktuar diplomatike. Nëse numri i votuesve të regjistruar për votim në një përfaqësi diplomatike është nën 50, votimi fizik në atë përfaqësi diplomatike nuk organizohet dhe votuesit e regjistruar do të kalojnë automatikisht në statusin e votuesve përmes postës dhe për këtë do të njoftohen nga KQZ. Ndërkaq, për shtetasit që regjistrohen për të votuar me postë, KQZ, ashtu siç ka bërë në zgjedhjet e fundit lokale dhe parlamentare, do t’ua dërgojë përmes postës pakon me fletëvotim ”, tregoi Elezi.

Sipas Elezit, është detyrim ligjor për KQZ-në, që emrin e çdo votuesi që regjistrohet për të votuar nga jashtë Kosovës, ta largojë nga lista e votuesve që shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve në Kosovë.

Më shumë nga Lajme

  • 23:41“UÇK simboli që na bashkon”, Endriti emocionohet nga performanca e Yllit
  • 23:40Nesër, sërish protestë për çlirimtarët
  • 23:25Policia, për protestën: Jemi detyruar të ndërmarrim masa shtesë, ka pasur defilime me automjete dhe vozitje të rrezikshme
  • 23:25Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
  • 23:13Trump propozon ndryshimin e emrit të Inteligjencës Artificiale