Në seancën e sotme të 39-të, Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës dhe Hercegovinës (KQZ-ja e BeH) miratoi një vendim për revokimin e mandatit të Presidentit të Republikës Sërpska Millorad Dodik, pas konfirmimit të vendimit përfundimtar të Gjykatës së BeH-së.
Ky vendim u miratua unanimisht.
Në seancë, anëtari i KQZ-së Suad Arnautoviq tha se ky është një vendim deklarativ, pasi do të bëhet i formës së prerë vetëm pasi të ketë kaluar afati i apelimit, i cili mund të zgjasë një ose dy muaj për shkak të dokumentacionit. Prandaj, nëse vendimi i Gjykatës së Apelit konfirmohet, atëherë pritet të shpallen zgjedhje të parakohshme brenda 90 ditëve, raporton N1, transmeton Klankosova.tv.
KQZ-ja më parë kërkoi zyrtarisht dorëzimin e vendimit në Gjykatën e BeH-së, sepse pa një dokument zyrtar nuk mund të fillojë në mënyrë të vlefshme procedurën për revokimin e mandatit. Pas marrjes së vendimit, Komisioni ka një afat ligjor prej maksimumi 15 ditësh për të vepruar, ndërsa për zgjedhjet e parakohshme, përcaktohen afate deri në 90 ditë nga përfundimi i mandatit.