Organizatori i protestës kundër kryeministrit Albin Kurti, Durim Aliu, ka konfirmuar për Ekonomia Online se protesta e paralajmëruar për sot është anuluar.
Aliu ka bërë të ditur se arsyeja e anulimit është mungesa e lejes nga Policia e Kosovës. Sipas tij, autoritetet kanë kërkuar që protesta të lajmërohet 96 orë përpara.
“Jo, nuk ka protestë sot, pasi nuk kemi marrë leje nga Policia. Kanë kërkuar që protesta të lajmërohet 96 orë më herët”, ka deklaruar Aliu.




