Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër

GD
Gazeta Demos30 janar 2026 në 16:14
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër

Sipas statistikave zyrtare, plot 91.7 për qind e kosovarëve të natyralizuar në Zvicër vazhdojnë të mbajnë edhe shtetësinë e origjinës, duke i renditur ata në vendin e parë mes të gjitha komuniteteve të huaja në vend.

Vlen të theksihet se shtetësia e dyfishtë po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në Zvicër, ndërsa kosovarët renditen në krye të komuniteteve që ruajnë njëkohësisht shtetësinë e origjinës edhe pas marrjes së pasaportës zvicerane.

Sipas të dhënave zyrtare që u publikuan dje nga Zyra Federale e Statistikave të Zvicrës (FSO), në vitin 2024, 21 për qind e qytetarëve zviceranë mbanin të paktën një shtetësi shtesë. Kjo përqindje ka shënuar rritje të vazhdueshme ndër vite, në vitin 2010 ajo ishte vetëm 14 për qind.

Mbi 90% e kosovarëve ruajnë shtetësinë e Kosovës

Në mesin e qytetarëve të natyralizuar, kosovarët kryesojnë bindshëm, pasi 91.7 për qind e tyre mbajnë edhe shtetësinë e Kosovës, duke u renditur të parët në Zvicër për nga shkalla e binacionalitetit.

Kjo shifër tejkalon ndjeshëm komunitetet e tjera, përfshirë ata nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Portugalia apo Gjermania, dhe tregon lidhjen e fortë që diaspora kosovare ruan me vendin e origjinës, shkruan tutje albinfo.ch.

Në vijim renditen:

Portugalia – 82.3%

Gjermania – 72.9%

Spanja – 60.2%

Mbretëria e Bashkuar – 58%

Italia – 55.5%

Franca – 45.1%

Dallime të theksuara mes rajoneve të Zvicrës

Të dhënat tregojnë edhe dallime të mëdha rajonale në përhapjen e shtetësisë së dyfishtë:

Zvicra frëngjishtfolëse: 31%

Zvicra italishtfolëse (Ticino): 30%

Zvicra gjermanishtfolëse: 17%

Këto dallime lidhen kryesisht me strukturën demografike dhe historinë e migrimit në secilin rajon.

Të dhëna nga sondazhi më i madh kombëtar

Statistikat bazohen në Sondazhin Strukturor, sondazhi më i madh mbi popullsinë dhe strukturën familjare në Zvicër. Ky sondazh plotëson të dhënat nga regjistrat kantonalë dhe komunalë të popullsisë, si dhe nga regjistri federal i ndërtesave dhe banesave.

Rezultatet e tij shërbejnë si bazë për politikat publike, kërkimin shkencor dhe planifikimin ekonomik, ndërsa të dhënat fillestare publikohen zakonisht një vit pas periudhës referente. /Albinfo.ch

Më shumë nga Lajme

  • 09:24E rrahu rejën, arrestohet vjehrra në Malishevë
  • 09:17Pas më shumë se 27 vitesh, identifikohet njëri nga 10 pjesëtarët e familjes Mëziu të zhdukur nga Marina e Skenderajit
  • 09:09Djali raporton babanë e zhdukur prej dy ditësh në Rahovec
  • 08:57Dita 5: Sheshi “Skënderbeu” pret edhe sonte protestuesit
  • 08:52Kurti: Shqiptarët në Amerikë po e ruajnë identitetin dhe gjuhën shqipe