Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kosova renditet vendi me nivelin më të ulët të krimit në Ballkanin Perëndimor

GD
Gazeta Demos13 nëntor 2025 në 15:46
Kosova renditet vendi me nivelin më të ulët të krimit në Ballkanin Perëndimor

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Parandalimin dhe Luftimin e të Gjitha Formave të Krimit të Organizuar Transnacional, më 10 nëntor është publikuar raporti Indeksi Global i Krimit të Organizuar 2025, i cili nxori Kosovën si vendi me nivelin më të ulët të kriminalitetit në Ballkanin Perëndimor.

Siç bëhet e ditur, Indeksi Global i Krimit të Organizuar është një tregues që mat dhe rendit vendet bazuar në përhapjen e krimit të organizuar dhe rezistencën e tyre ndaj krimit, po ashtu vlerëson edhe aktivitetet kriminale të tilla si trafiku i drogës, trafiku i qenieve njerëzore dhe krimi kibernetik, së bashku me aftësinë e një vendi për të luftuar këto kërcënime përmes qeverisjes, zbatimit të ligjit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Sipas rezultateve të këtij indeksi për vitin 2025, i cili mat 15 tregje kriminale, pesë lloje akterësh kriminalë dhe 12 blloqe të qëndrueshmërisë, të publikuar nga Global Initiative Against Transnational Organized Crime, Kosova vlerësohet me nivelin më të ulët të kriminalitetit në Ballkanin Perëndimor, me një mesatare prej 4.85 pikësh në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 10.

“Një kontribuues kyç dhe i veçantë në arritjen e këtyre rezultateve pozitive është Policia e Kosovës me lidershipin dhe zyrtarët e saj, e cila përmes planeve zhvillimore strategjike dhe objektivave të veçanta në luftimin e të gjitha formave të krimit, ka rritur të ketë rezultate të theksuara ndër vite, e që e bëjnë Kosovën si vendi me nivelin më të ulët të krimit në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 21:09Siguria Kibernetike: Shqipëria e para në botë, Rama i lumtur
  • 20:55DPHM: Korriku i këtij viti, muaj me temperatura dhe reshje mesatare
  • 20:49Zjarr i madh në Breznicë të Bujanocit, rreth 700 banorë evakuohen
  • 20:48Më shumë policë se karabinierë mbi urën e Ibrit, a priten tensione nga serbët?
  • 20:47“Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit