Ambasada e Kosovës në Paris ka dalë me një njoftim lidhur me mërgimtarët që kanë vendosur të votojnë me postë, në Francë.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada u ka sqaruar se zarfet për votim me postë nuk duhet të dërgohen në adresë të ambasadës.
Aty është bashkangjitur adresa e kutisë postare ku duhet të dorëzohen zarfet.
“Ju që keni vendosur të votoni me postë, në Francë. Zarfet për votim me postë në Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, NUK DUHET TË DËRGOHEN NË ADRESË TË AMBASADËS. Ato duhet të dërgohen në adresën e kutisë postare si më poshtë
