Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidentit

GD
Gazeta Demos19 prill 2026 në 16:22
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidentit

Kosova po hyn në një fazë vendimtare për zgjedhjen e presidentit, ndërsa afati i caktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më 28 prill, po afrohet pa një marrëveshje të qartë politike.

Kryeministri Albin Kurti ditë më parë ka bërë të ditur se nuk ka zhvillime konkrete për t’u ndarë publikisht, përveç faktit se po vazhdojnë bisedimet me Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndërkohë, ministri Glauk Konjufca, i propozuar për president, ka shprehur gatishmëri të tërhiqet nëse arrihet një kandidat që gjen mbështetje më të gjerë politike, përfshirë opozitën.

Nga ana tjetër, deputeti Lutfi Haziri ka konfirmuar se LDK-ja është në konsultime me Vetëvendosjen, me synimin për të arritur një marrëveshje që do të siguronte stabilitet institucional dhe do të shmangte krizën politike.

E Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që kryeministri ta formalizojë qasjen ndaj tyre përmes një letre zyrtare. Sipas deputetës, Vlora Çitaku, një kërkesë e tillë ende nuk është dorëzuar.

Nëse deri në fund të afatit nuk zgjidhet presidenti, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditëve. Deri më tash, mungesa e konsensusit dhe bojkotimi i seancave nga opozita kanë pamundësuar sigurimin e kuorumit të nevojshëm për votim./RTK

Kuvendi

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Këto zona mbesin pa rrymë të premten, KEDS publikon orarin
  • 22:57Arben Mustafa: Nuk flasim për asnjë emër për president pa i dhënë rrugë projektligjit për Specialen
  • 22:55“Shuarja e Prokurorisë Speciale” Debat i zëshëm në KPK pasi Prokuroria Speciale vlerësohet me angazhimin më të dobët, ndryshe nga si e vlerësuan SHBA-të e Britania
  • 22:36Mirena për protestën: Kjo masë e njerëzve nuk kanë dalë me ngu kangë – duhet ultimatume
  • 22:17Nagavci: Me zgjedhjen e presidentit, mund të adresojmë strategjinë ndaj Hagës