Drejtuesit e autoriteteve të ushqimit të Kosovës dhe Shqipërisë janë dakorduar për lehtësimin e tregtimit të produkteve ushqimore mes dy vendeve, në përputhje me praktikat dhe standardet e Bashkimit Evropian.
Sipas postimit në Facebook, nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), drejtori ekzekutiv i AUV-së, Bekim Hoxha, ka pritur në takim drejtoreshën e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit të Shqipërisë, Blerina Gjylameti.
“Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë z. Bekim Hoxha Drejtor Ekzekutiv priti për vizitë Znj. Blerina Gjylameti Drejtoresh e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Shqipëri. Në fokus qendrorë të takimit ishte diskutimi për dakordim, të Lehtësimit të tregtisë dhe reduktimi i barrierave administrative mes dy vendeve. Duke vazhduar me plotësim ndryshimin e certifikatave sipas modeleve të fundit të vendosura ne BE. Koordinim në procedurat e gjurmimit dhe trajtimit të njoftimeve RASFF, njoftim reciprok paraprak për produktet qe re-eksportohen mes dy vendeve dhe bashkëpunim në fushën e ngritjes se kapaciteteve laboratorike dhe njohjen e rezultateve të analizave.
Drejtori Ekzekutiv i AUV-së z. Hoxha në fjalën hyrëse të mirëseardhjes, hapi diskutimin mbi të arriturat e deritanishme nga bashkëpunimi mes dy vendeve tona në fushën e kontrollit ushqimor. Lehtësirat për bizneset ne tregtimin e ushqimeve duke ruajtur gjithmonë shëndetit publikë. Për konsumatorët pa dallim andej e këndej kufirit. Hoxha u shprehe: se AUV është në rrugë të mirë të digjitalizimit të plotë të shërbimeve dhe kontrolleve. Deri tani kemi arritur në masën rreth 90%. Kjo ngërthen ne vete reforma në shumë drejtime gjithmonë duke pasur model autoritete e vendeve anëtare të BE-së”, thuhet në postim.
