Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shiroka Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë më 25 tetor

GD
Gazeta Demos21 tetor 2026 në 18:22
Shiroka Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë më 25 tetor

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin pjesë sa më masivisht në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të Serbisë, më 25 tetor, për të siguruar përfaqësim më të fuqishëm në Kuvendin e Serbisë.

Gjatë një takimi me përfaqësuesit e Listës “Koalicioni Shqiptar”, Shiroka Pula theksoi rëndësinë e bashkërendimit politik për përfaqësimin e interesave të shqiptarëve në institucionet e Serbisë.

Sipas njoftimit të Presidencës, presidentja vlerësoi bashkimin e tetë subjekteve politike shqiptare në një listë të përbashkët zgjedhore dhe u uroi atyre sukses në zgjedhje.

Ajo tha se rritja e përfaqësimit të shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë do të ndihmonte në denoncimin më të fuqishëm të shkeljeve sistematike të të drejtave të tyre nga autoritetet serbe, si dhe në adresimin institucional të kërkesave legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në takim, përfaqësuesit e “Koalicionit Shqiptar” e uruan Shiroka Pulën për zgjedhjen në detyrën e presidentes së Kosovës.

shqiptarëveshirokapula

Të ngjashme

Presidentja Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji

Presidentja Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji

18:55
Presidentja Shiroka Pula pret në takim Kryeprokurorin e Shtetit

Presidentja Shiroka Pula pret në takim Kryeprokurorin e Shtetit

17:14

Më shumë nga Lajme

  • 19:35Hoti: Protestat qytetare e detyrojnë Qeverinë Kurti të reflektojë, opozita ka nevojë për energji të re
  • 19:12Tensionohet situata në bulevard, rikthehen sulmet, protestuesit hedhin molotovë drejt kryeministrisë. Del autoboti policor
  • 19:08Hyri në barnatore për të vjedhur, policia e indetifikon dhe arreston të dyshuarin
  • 19:00Gjermania shtrëngon kushtet për testin e gjuhës për emigrantët, ndryshimet hyjnë në fuqi nga 1 nëntori
  • 18:53Mehmeti: Mund të jemi çelës për formimin e Qeverisë së Serbisë