Një kontingjent prej 97 ushtarëve bullgarë, kryesisht nga Brigada e Dytë e Mekanizuar “Tundja”, është nisur nga Stara Zagora për t’iu bashkuar operacionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë.
Të caktuar në Komandën Rajonale Perëndimore, ushtarët do të dislokohen në bazën “Villaggio Italia”, ku për gjashtë muaj do të kryejnë misione patrullimi, vëzhgimi dhe mbështetjeje për sigurinë në zonën e tyre të përgjegjësisë, raporton “bnrnews.bg”
Sipas Vladko Vladov, shef i Kabinetit Politik të Ministrit bullgar të Mbrojtjes, kjo pjesëmarrje dëshmon angazhimin e Bullgarisë ndaj operacioneve të NATO-s dhe ruajtjes së stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
