Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Konstatimi i pasigurisë në shkolla të Prishtinës, nisin masat

GD
Gazeta Demos21 qershor 2026 në 21:31
Konstatimi i pasigurisë në shkolla të Prishtinës, nisin masat

Konstatimi i pasigurisë në shkolla të Prishtinës, nisin masat Gati tre muaj pas raportit që konstatoi se rreth 50 për qind e shkollave në Prishtinë rezultuan të pasigurta për nxënësit. Tani, drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka nisur intervenimet. Ato përfshijnë vendosjen e kamerave të sigurisë në objektet ku munguan, si dhe ndërrimin e aparateve kundër zjarrit, të cilat ishin pa afat.

Nga raporti që bën në terren rezultoi se rreth 50 për qind e shkollave në Prishtinë s’janë të sigurta.

Kësisoj, drejtoria e Emergjencave ka nisur ndërhyrjet në objektet që s’po iu ofrojnë siguri nxënësve.

Së fundmi, në objektin e shkollës fillore “Gjergj Fishta” u bë ndërhyrje në kamerat e sigurisë, të cilat tash e tutje, do të jenë plotësisht funksionale.

Por më shumë rreth punës në terren foli drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica.

“Kemi fillu me këto intervenime, disa prej këtyre intervenimeve është rregullimi i kamerave në institucione shkollore ku nuk kanë funksionu, ndërrimin e aparateve të zjarrit të cilat kanë qenë pa afat, pra me afat të skaduar është bërë ndërrimi i të gjitha këtyre”, ka thënë Fushtica.

Krahas intervenimeve që do të kryhen brenda këtyre mujave, drejtori thotë se do të nisin sërish inspektimin në shtator.

“Me fillimin e vitit të ri shkollor do të fillojmë prap inspektimin e dytë që të shohim se cilat nga ato intervenime që i ka bërë drejtoria për Siguri dhe Emergjenca janë përmbushur dhe të shohim se në cilat shkolla kanë dështu”, ka shtuar Fushtica.

Që investimet që rrisin sigurinë e nxënësve në shkolla janë të mirëseardhura, vlerëson njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja. “Investimet në shkollat tona që rrisin sigurinë e nxënësve janë më se të mirëseardhura, duke nis me këto investime në vendosje të kamerave në rrethoja apo edhe shtimin e sigurimit sepse do të kenë një rritje të sigurisë në shkolla drejtpërdrejtë”, ka thënë Qehaja.

Ndërkohë edhe gjatë mujave të verës kur nxënësit do të jenë në pushim, do të kryehen intervenime. /dukagjini/

Shkollat

Më shumë nga Lajme

  • 08:54Azemi: Nëse s’respektohet paga minimale, punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë do të rifillojnë grevën
  • 08:54Dënimi i krerëve të UÇK-së, Haxhiu: Duhet bashkëpunim, kjo çështje të jetë prioritet
  • 08:28Pas aktgjykimit në Hagë, paralajmërohet protestë edhe në Prizren
  • 08:26Aksident mes trenit dhe veturës, tre persona bëhen për spital
  • 08:08“Liria ka Emër” thërret konferencë për media