Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Konjufca në Sllovaki, thekson gatishmërinë e Kosovës për anëtarësim në BE

GD
Gazeta Demos12 maj 2026 në 21:52
Konjufca në Sllovaki, thekson gatishmërinë e Kosovës për anëtarësim në BE

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme në formatin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët e BE-së”, që u mbajt në Kështjellën e Bratislavës, Sllovaki.

Takimi u organizua nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Republikës së Sllovakisë, Juraj Blanár, dhe mblodhi delegacionet e trembëdhjetë vendeve, si dhe Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos

Gjatë seancës hapëse kushtuar integrimit gradual dhe bashkëpunimit rajonal, zëvendëskryeministri Konjufca theksoi se Kosova mbetet e gatshme për statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Në seancën e dytë kushtuar sigurisë si dimension i ri i integrimit, Konjufca theksoi rëndësinë e integrimit gradual të Ballkanit Perëndimor në arkitekturën e sigurisë evropiane, duke përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, sigurisë kibernetike dhe ndërveprushmërisë me standardet e NATO-s.

Ai theksoi po ashtu se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor që nuk janë ende pjesë e Aleancës është interes strategjik për stabilitetin e gjithë rajonit dhe të Evropës.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me partnerët evropianë dhe për avancimin e rrugës së saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian” thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Glauk Konjufca

Më shumë nga Lajme

  • 16:25“Kosova po pret”: Katër ditë para verdiktit në Hagë, Prishtina marshon për liri më 12 shtator
  • 16:13Peci përkujton Bajram Rexhepin: Pjesë e pashmangshme e memories për liri e shtetndërtim
  • 16:1324 lidhje të paautorizuara të ujit zbulohen brenda një jave
  • 15:54Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë
  • 15:52Momenti kur i dyshuari për vrasjen e turistit mbërrin në Gjykatën e Sarandës