Albin Kurti u propozua për kryeministër të vendit në një mbledhje të Lëvizjes Vetësvendosje.
Nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca tha se do ta bëjnë qeverinë e re, ndërsa kryetarit të partisë ia konfirmoi besnikërinë duke ia thënë një urim që atij do t’i ketë pëlqyer: “bashkërrugëtofshim gjithmonë”.
“Deri tash, të gjithë ata që i kishim (kryeministra), dy prej tyre vetëm dy herë ishin kryeministra. Kësaj radhe do ta bëjmë Albin Kurtin për herë të tretë kryeministër të Republikës së Kosovës, sepse do ta kemi Qeverinë Kurti 3. Bashkërrugëtofshim gjithmonë!”, tha Konjufca.
Pasi e mori fjalën, Kurti i falënderoi bashkëpartiakët, ndërsa tha se u është “përjetë mirënjohës” që “e duan Lëvizjen dhe që nuk harrrojnë se i duhen asaj”.
