Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Konjufca e Kurti me dëshira të ndryshme për zgjedhjet e 28 dhjetorit, njëri i do 45 % e tjetri mbi 50

GD
Gazeta Demos24 dhjetor 2025 në 23:07
Konjufca e Kurti me dëshira të ndryshme për zgjedhjet e 28 dhjetorit, njëri i do 45 % e tjetri mbi 50

Derisa zgjedhjet e 28 dhjetorit po afrohen, dy prej figurave kyçe të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca, kanë preferenca të ndryshme lidhur me përqindjen që duhet të marrë Lëvizja Vetëvendosje.

Konjufca në një intervistë në Kanal 10, ka thënë se LVV duhet të marrë mbi 45 %, për të shmangur bllokadën e krijimit të institucioneve.

“Pozicionimi nga shkurti deri në nëntor nuk ka qenë i rastësishëm, ai po konfirmohet edhe tani si një bllok i partive kundër LVV-së. Prandaj, rezultati i fitores mbi 45% është më i rëndësishëm se kurrë, në mënyrë që ta evitojmë bllokadën e mëtejshme dhe ta vazhdojmë punën për siguri e begati për Kosovën”, kishte deklaruar Konjufca.

Megjithatë kreu i LVV-së, Albin Kurti, në një intervistë për AFP, ka deklaruar se duhet synuar që të tejkalohet 50 %, meqë duhet një fitore vendimtare.

“Na duhet një fitore vendimtare. Në shkurt fituam me 42.3 për qind dhe kësaj radhe synojmë ta tejkalojmë 50 përqindëshin”, ka thënë Kurti për AFP.

Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar që të krijojë institucionet e reja pas zgjedhjeve të shkurtit 2025, pasi asnjë prej partive të ish-opozitës s’kanë pranuar që të bëjnë koalicion me Kurtin.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 12:58​Komisioni për Legjislacion miraton katër projektligje për marrëveshje ndërkombëtare me Suedinë dhe Belgjikën
  • 12:32​A do të lirohen sërish derivatet e naftës, flet kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve
  • 12:31Seanca e Kuvendit mbahet të enjten në orën 10:00
  • 12:30Raport i BE-së për Kosovën alarmant, Lushaku: Do të thirret seancë e jashtëzakonshme
  • 12:15Energjia do të diskutohet të enjten në Kuvend, Tahiri: Nga kjo Qeveri u ble rrymë mbi 1 miliardë euro, kjo duhet të hetohet nga Prokuroria