Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për ndryshimin e qarkullimit të mjeteve motorike në rrugën “Hekurudha” në lagjen Lakrishte.
Komuna ka njoftuar se pas përfundimit të një pjese të punimeve dhe riparimeve infrastrukturore në lagjen Lakrishte, është bërë riorganizimi i qarkullimit të mjeteve motorike në rrugët “Hekurudha” dhe “Vicianum”, duke rikthyer qarkullimin në gjendjen e mëparshme.
Sipas vendimit, rruga do të jenë me një kah qarkullimi, duke filluar nga kryqëzimi i rrethit të rrugës magjistrale “M-2”, në drejtim të rrugësve “Hekurudha” dhe “Bekim Fehmiu”.

