Komuna e Prizrenit ka përditësuar qytetarët rreth situatës aktuale, pas vërshimeve në disa zona.

Në një njoftim zyrtar, Komuna e Prizrenit deklaron se ekipet emergjente, të kontraktuara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ajo e Emergjencave dhe Sigurisë, kanë qenë vazhdimisht të angazhuara në terren, në zonat më të prekura, duke ofruar ndihmë për qytetarët me të gjitha kapacitetet në dispozicion

“Angazhimi i ekipeve emergjente do të vazhdojë edhe më tej, me qëllim të menaxhimit të situatës dhe mbështetjes së qytetarëve në vendbanimet më të prekura nga reshjet e rrëmbyeshme” thuhet në njoftimin e komunës.