Komuna e Lipjanit ka dhënë sqarime lidhur me ‘‘kontratën Publike Kornize me titullin: Renovimi dhe mirëmbajtja e dyshemeve ne IEA’’. Në postim është thënë se autoriteti Kontraktues Komuna e Lipjanit ka publikuar Njoftimin për Kontratë në E-Prokruim, e cila edhe është e vetmja platformë apo sistem zyrtar i Prokurimi ku Autoritet Kontraktuese kanë obligim t’i procedojnë aktivitetet e prokurimit.
‘‘Kontrata në fjalë së bashku me njoftimet përcjellëse, procesverbalin e hapjes dhe dokumente tjera është publike dhe e publikuar në Sistem të E-Prokurimit dhe e njëjta është publikuar edhe në faqen zyrtare të Komunës së Lipjanit’’, thuhet mes tjerash në postim.
Nga komuna është deklaruar edhe se interpretimi nga kandidati i VV është tërësisht jo profesional dhe se, kanë vlerësuar ata, është për konsum të fushatës elektorale me tendencë të dezinformimit të publikut.
Postimi:
Republika e Kosovës
Komuna e Lipjanit
Drejtorati për Prokurim Publik
Datë: 30.09.2025
Sqarim në lidhje me Kontratën Publike Kornize me titullin: Renovimi dhe mirëmbajtja e dyshemeve ne IEA, me nr. prokurimit: 613-25-3504-2-2-1.
Autoriteti Kontraktues Komuna e Lipjanit ka publikuar Njoftimin për Kontratë në E-Prokruim, ku edhe është e vetmja platformë apo sistem zyrtar i Prokurimi ku Autoritet Kontraktuese kanë obligim ti procedojnë aktivitetet e prokurimit.
AK Komuna e Lipjanit ka publikuar aktivitetin e prokurimit me titullin: Renovimi dhe mirëmbajtja e dyshemeve ne IEA, me nr. prokurimit: 613-25-3504-2-2-1, sipas nenit 45 të RRPP-së, Procedurë e Hapur në të cilin aktivitet të prokurimit AK ka pranuar gjithsejtë 6 oferta elektronike të cilat gjenden në e-prokurim.
GEO (Grupi i Operatoreve Ekonomik) i apostrofuar sipas kandidatit për Kryetar në Komunën e Lipjanit nga radhët e Lëvizjes së Vetëvendosje në Lipjan, në fakt ka qenë OE i cili ka ofruar ofertën më të lirë të paraqitur sipas kriterit të caktuar në DT.
Procesi i vlerësimit është bazuar në dispozita ligjore përkatësisht sipas Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës nr. 04/L-042 i ndryshuar dhe plotësuar me Lgjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, dhe Rregullores, nr.001/2022 për Prokurim Publik, versioni i konsoliduar 11.11.2024, dhe sipas FTD-së.
