Komuna e Fushë Kosovës, ka reaguar pasi Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, i ka hedhur mbeturinat para objektit të kësaj Komune.
Ata kanë thënë se ky veprim përveç se i pahijshëm, është tregues i një mentaliteti që nuk e pranon humbjen dhe nuk dinë ta pranojnë realitetin
“Pas 25 viteve në drejtim të komunës, në vend të reflektimit, kemi të bëjmë me frustrim agresiv e vandal ndaj institucionit të Komunës. Për 25 vite komuna ishte nën drejtimin e së njëjtës parti, me premtime të mëdha për zhvillim, rend dhe shërbime moderne. Në ndërkohë për shumë vite mbeturinat u bënë simbol i përditshmërisë, keqmenaxhimit dhe hije e qeverisjes së keqe, e cila nuk u largua kurrë”, thuhet në reagim.