Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Komandanti i KFOR-it takohet me kryepeshkopin italian, theksohet roli i dialogut fetar për paqen në Kosovë

GD
Gazeta Demos3 prill 2026 në 19:35
Komandanti i KFOR-it takohet me kryepeshkopin italian, theksohet roli i dialogut fetar për paqen në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me Gian Franco Saba, kryepeshkop i Ordinariatit Ushtarak të Italisë të Kishës Katolike Romake.

Takimi u mbajt në selinë e KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë, me rastin e përshëndetjeve të tij për Pashkët për kontingjentin italian.

Në një njoftim, KFOR-i bën me dije se takimi i dha komandantit një mundësi të vlefshme për të përshkruar situatën në rajon dhe për të theksuar rëndësinë e udhëzimit shpirtëror dhe fetar brenda KFOR-it.

“Gjeneralmajor Ulutaş nënvizoi se KFOR-i inkurajon dialogun midis të gjithë përfaqësuesve fetarë në Kosovë për të promovuar paqen, bashkëpunimin dhe progresin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë” thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Më shumë nga Lajme

  • 18:41“171 mjekë u kthyen në Kosovë”, opozita dhe mjekët e sfidojnë Kurtin: Tregoni emrat!
  • 18:22Rashiq: Qeveria e Kosovës më e gatshme për Asociacionin pas fitores së Listës së Studentëve në Serbi, njohja të lihet anash përkohësisht
  • 18:19Greva e punëtorëve të Infrakos, nesër ndërpritet qarkullimi i trenave
  • 18:03“Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin në Hagë
  • 17:54Aksion policor në Pejë – arrestohet një person, i gjenden armë zjarri dhe rreth 300 gramë marihuanë