Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Komandanti i KFOR-it: FSK ka bërë përparim të dukshëm në zhvillimin e kapaciteteve

GD
Gazeta Demos2 gusht 2026 në 15:18
Komandanti i KFOR-it: FSK ka bërë përparim të dukshëm në zhvillimin e kapaciteteve

Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë një vlerësim pozitiv për atë që bën, nga komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Ozkan Ulutash.

Sipas tij, personeli i organizatave të sigurisë në Kosovë, ku bën pjesë edhe FSK, vazhdon të zhvillojë aftësitë e tij dhe kjo ndihmon bashkëpunimin me KFOR-in”.

Ulutash tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka treguar përparim të dukshëm.

“Performanca e saj në stërvitjet e përbashkëta, si “Golden Sabre 2026”, e zhvilluar së fundmi, është një shembull i qartë i këtij progresi, veçanërisht në një fushë të rëndësishme si asgjësimi i sigurt i mjeteve shpërthyese”, tha ai në një intervistë për KosovaPress.

Ushtaraku turk tha se NATO vazhdon ta mbështesë FSK-në në kuadër të mandatit të saj fillestar për mbrojtje civile, përmes Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), i cili zhvillon një gamë aktivitetesh mbështetëse, përfshirë ngritjen e kapaciteteve, edukimin dhe koordinimin e trajnimeve.

“Këto përpjekje për ngritjen e kapaciteteve përmes NALT-it po vazhdojnë tashmë për një dekadë”, tha ai. “NALT është i ndarë nga KFOR-i. Megjithatë, personeli i tij është i vendosur në selinë e KFOR-it, në kampin “Film City”. Kjo siguron që përpjekjet tona përkatëse të jenë të ndara, por njëkohësisht plotësuese dhe të forcojnë njëra-tjetrën”.

Ulutash u pyet edhe në lidhje me atë se çfarë hapash duhet të ndërmarrë Kosova për t’iu afruar qëllimi për anëtarësim në NATO dhe kur ai beson se një zhvillim i tillë mund të ndodhë realisht.

“Anëtarësimi në NATO kërkon konsensusin e të 32 aleatëve. Çdo vendim lidhur me zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet NATO-s dhe institucioneve të Kosovës i takon Këshillit të Atlantikut të Veriut, i cili është organi vendimmarrës i NATO-s”, tha ai.

“Unë dhe personeli i KFOR-it që komandoj mbetemi plotësisht të përqendruar në zbatimin e misionit tonë të mandatuar nga OKB-ja”.

FSK

Më shumë nga Lajme

  • 18:09OVL-UÇK – ndërkombëtarëve: Mos bëni politikë t’i dënoni ish-krerët e luftës, pastaj t’i shpallni të pafajshëm në Apel
  • 17:53Kurti flet pas formimit të Qeverisë: E ftoj PDK-në që të vijë të punojmë së bashku
  • 17:26Më në fund fiken zjarret në Shqipëri, 10 vatra në 24 orë, por asnjë aktive
  • 17:26Indonezi: Gjashtë të vdekur dhe 140 të zhdukur nga fundosja e një trageti
  • 17:25Lladrovci: Jo të gjithë që marrin vota janë për politikë