Avokati Arianit Koci është shprehur se manipulimi i votave është cenim i sigurisë kombëtare.
Ai në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se ky manipulim është duke e shkatërruar Kosovën.
“Manipulimi me vota është cenim edhe i sigurisë kombëtare, sepse një person i cili në mënyrë të kundërligjshme bëhet deputet, ai nesër mund të bëhet edhe ministër, mund të ketë qasje në dokumente të ndjeshme, në dokumente që janë sekret shtetëror. Ky manipulim i votave është duke e shkatërruar Kosovën, është shumë precedent i rrezikshëm dhe unë frikësohet se këto kanë ndodhur vazhdimisht, por ne tani i kemi zbuluar”, tha ai.
