Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se sot ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese procedurën për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Koci ka theksuar se Gjykata Kushtetuese kishte përcaktuar qartë se procedura për zgjedhjen e Presidentit të Republikës duhej të përfundonte deri më 6 tetor.
“Gjykata kishte përcaktuar qartë se procedura për zgjedhjen e Presidentit duhej të përfundonte deri më 6 tetor 2026. Sipas të dhënave publike, votimi ka vazhduar edhe pas mesnatës”, ka shkruar Koci.
Postimi i Arianit Kocit:
Sot kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese njoftimin për moszbatimin e aktgjykimit në rastet KO256/26 dhe KO258/26.

