Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kosova drejt -21 gradë: Kur u regjistruan herën e fundit temperatura kaq të ulëta në vend?

GD
Gazeta Demos29 nëntor 2026 në 12:11
Kosova drejt -21 gradë: Kur u regjistruan herën e fundit temperatura kaq të ulëta në vend?

Prishtina mund t’u afrohet për tri gradë −24°C natën mes 1 dhe 2 dhjetorit, sipas parashikimit të shërbimit meteorologjik britanik Met Office. Rasti i fundit i verifikuar daton më 8 janar 2017, kur u regjistruan temperatura −24,5°C.

Pas borës së të dielës, në kryeqytet priten ditë me diell, por edhe orët më të ngrohta do të mbeten nën zero. Sipas Met Office, të hënën, më 30 nëntor, temperatura në Prishtinë pritet të arrijë në −3°C gjatë ditës dhe të bjerë në −15°C gjatë natës.

Të martën, më 1 dhjetor, shërbimi britanik parashikon një maksimale prej −3°C. Rënia më e theksuar pritet pas perëndimit të diellit. Deri në orën 23:00, temperatura mund të zbresë në −19°C.

Për natën mes së martës dhe së mërkurës, Met Office jep një minimum prej −21°C. Në parashikimin orar për Prishtinën, temperatura në orën 07:00 të së mërkurës pritet të jetë −21°C.

Acari pritet të vazhdojë edhe pas kësaj nate. Për natën e 2 dhjetorit, Met Office parashikon −18°C në kryeqytet, ndërsa për natën e 3 dhjetorit −15°C. Të enjten pasdite, temperatura pritet të ngrihet në 2°C.

Shifra prej −21°C, që BBC Weather jep në parashikimin e përditësuar, vlen për qytetin e Prishtinës. Për aeroportin, Met Office parashikon −20°C natën e së hënës dhe −21°C natën e së martës.

Më 8 janar 2017, −24,5°C në qytet dhe −26°C në aeroport

Vjetari i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës ( e shënon 8 janarin si ditën më të ftohtë të vitit 2017 në stacionin e Prishtinës. Atë ditë u matën −24,5°C. Nëse realizohet parashikimi për këtë javë, dallimi do të jetë 3,5 gradë.

Në aeroportin e Prishtinës, po atë mëngjes, u mat një temperaturë edhe më e ulët. Në orën 06:00 sipas kohës lokale, stacioni i aeroportit raportoi −26°C, sipas të dhënave të ruajtura nga Universiteti Shtetëror i Ajovës.

Në regjistrimet ditore të aeroportit deri më 29 nëntor 2026 nuk del një datë më e vonshme me −24°C ose më ftohtë. As në vjetarët e IHMK-së të kontrolluar deri më 2024 nuk u gjet një matje e tillë.

Për vitet 2025 dhe 2026, nuk janë të verifikuara matjet ditore të çdo stacioni të Kosovës. Kështu, 8 janari 2017 mbetet data më e fundit e dokumentuar në të dhënat e shqyrtuara.

Për të dielën, më 29 nëntor, IHMK parashikoi borë në Kosovë, me temperatura minimale nga −5°C deri në −3°C dhe maksimale nga 1°C deri në 3°C. Instituti këshillon veshje të përshtatshme dhe shmangien e qëndrimit të gjatë në të ftohtë, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.

Vështirësitë e para nga bora janë raportuar në rrugët drejt kufirit. Në njoftimin e së dielës, në orën 07:15, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar i raportonte rrugët Prishtinë–Mutivodë dhe Podujevë–Merdarë si të kalueshme me vështirësi. /Nacionale

temperaturanatënoffice

Të ngjashme

Ditën Manchester, natën Manchese-TERR, shpartallohet United

Ditën Manchester, natën Manchese-TERR, shpartallohet United

18:02

Më shumë nga Lajme

  • 12:27Haradinaj kujton 14-vjetorin e shpalljes së pafajësisë në Hagë: Liri për çlirimtarët!
  • 12:26Tre vjet pa Liridonën, vëllai i saj prek me fjalët për motrën: Më së shumti na dhemb për dy djemtë e tu
  • 12:19Rama: Ekipet e Kryeqytetit janë në terren pas reshjeve të borës
  • 12:17Rrugët në Ferizaj të kalueshme, pavarësisht reshjeve të dendura të borës
  • 12:14Prokuroria tregon si e parandaluan vrasjen e rëndë në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e AKI-në