Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kica-Xhelili akuza drejt VV-së: S’e besoja kurrë që shqiptari linçon shqiptarin deri në çnjerëzim

GD
Gazeta Demos18 maj 2026 në 18:34
Kica-Xhelili akuza drejt VV-së: S’e besoja kurrë që shqiptari linçon shqiptarin deri në çnjerëzim

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo bëri të ditur në emisionin DPT te Fidani se ka qenë e linçuar nga siç tha ajo “armiqtë politik”, për shkak të bindjeve të saja.

Kica-Xhelili, deklaroi se kurrë nuk do ta besonte se shqiptari do t’ja bënte shqiptarit një gjë të tillë.

“Nuk është mirë me i përjetu. Mendoj që edhe armikut nuk ja kisha dëshiru atë çka armiku po na bën neve, po flas për oponentët politik, por po i drejtohem si armik se nuk e kisha besuar që në një Kosovë të pavarur, shqiptari e linçon shqiptarin në këtë formë. As në ëndrrat tona më të këqija, as në ankthet tona të paraluftës, kur ne kemi qenë të vegjël, por tash me këtë rezonimin sot si njerëz të pjekur, jam e bindur se as në ankthet tona nuk e kishim paramenduar që vjen që shqiptari e linçon shqiptarin deri në pikën e çnjerëzimit”, deklaroi ajo në Klan Kosova.

“Në momentin që ti ke një mendim të kundërt me ata, automatikisht je njeriu më i përbaltur, më i denigruar dhe në rreshtim me armikun tonë jetësor”, theksoi Kica Xhelili.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë