Është deklaruar për media avokati mbrojtës i ministrit në detyrë, Xhelal Sveçlës, Laur Prenaj pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e shpalli fajtor për hedhjen e gazit lostjesllës në Kuvendin e Kosovës.
Prenaj tha se do të paraqesin ankesë lidhur me vendimin e lartëcekur, megjithëse i njëjti shtoi se për këtë do të presin vendimin e arsyetuar të Gjykatës.
“Gjytata e shpalli vendimin e saj që e ka marrë, por ishte një vendim në gjysmë. Kështu që neve na duhet ta presim vendimin e arsyetuar të japim komente më tutje”.
“Kjo është e pazakontë në praktikë, por megjithatë ne duhet ta presim vendimin e arsyetuar ku mund të japim komente më tutje. Gjithashtu, ne patjetër që do ta shfrytëzojmë të drejtën e ankesës, deri atëherë nuk kemi çfarë të komentojmë”, u shpreh Prenaj.