Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Dy bashkëmbrojtëseve të Kadri Veselit iu shkëputen kontratat

GD
Gazeta Demos22 tetor 2026 në 15:07
Dy bashkëmbrojtëseve të Kadri Veselit iu shkëputen kontratat

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë konfirmuar përfundimin e kontratave të Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Rowan si bashkëmbrojtëse të Kadri Veselit, i cili po gjykohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas një parashtrese të Administratores së Gjykatës drejtuar Trupit Gjykues II, vendimi për ndërprerjen e kontratave të dy bashkëmbrojtëseve u mor nga mbrojtësi i Veselit, Rodney Dixon.

“Më 13 tetor 2026, Dixon e njoftoi shefin e Zyrës së Mbrojtjes për vendimin që kontratat e Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Rowan të ndërpriteshin me efekt të menjëhershëm”, thuhet në dokumentin e Zyrës së Regjistrit.

Në njoftim thuhet se ndërprerja e kontratave do të realizohej pa ndikuar negativisht në interesat e Kadri Veselit dhe në kohëzgjatjen e procedurave gjyqësore.

Një ditë më pas, më 14 tetor, Administratorja e Gjykatës konfirmoi përfundimin e angazhimit të dy bashkëmbrojtëseve.

veselitbashkëmbrojtësevekadri

Më shumë nga Lajme

  • 15:51“6 muaj hetime bashkë me AKI-në”, Elshani jep detaje për aksionin e sotëm në veri me 10 të arrestuar
  • 15:50Inspektorati ndalon punimet në 12 objekte ndërtimi në Rahovec
  • 15:36Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete
  • 15:33Kroaci, Lamborghini rrëshqet nga rruga dhe përfundon mbi barrierën mbrojtëse
  • 15:10Hargreaves takon komandantin e ri të KFOR-it