Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KFOR për planin e Kurtit për xhandarmëri: Po i ndjekim nga afër deklaratat

GD
Gazeta Demos20 maj 2026 në 21:09
KFOR për planin e Kurtit për xhandarmëri: Po i ndjekim nga afër deklaratat

Pushteti ka njoftuar se kanë filluar procedurat për formimin e një strukture të veçantë të sigurisë. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se xhandarmëria do të ketë një gamë të gjerë të përgjegjësisë.

Lidhur me këtë nismë KFOR-i dha disa përgjigje për Gazeta Express, nga ku është bërë e qartë se po ndjekin nga afër deklaratat nga institucionet e Kosovës mbi këtë çështje.

Në përgjigjen e KFOR thuhet se “NATO vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë dhe të ofrojë kontributet e veta për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë, për të mirën e të gjithëve. Sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, KFOR-i siguron një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”.

Tutje, KFOR thekson se “në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë. Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s (NALT) ka mbështetur zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në përputhje me mandatin e saj origjinal të mbrojtjes civile, përmes koordinimit të ndërtimit të kapaciteteve, arsimit dhe trajnimit”.

“Ne presim që organizatat e sigurisë në Kosovë të vazhdojnë në këtë qasje bashkëpunuese, duke u koordinuar me KFOR-in për të kontribuar në sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, përfundon përgjigja e KFOR për këtë çështje.Ndryshe, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim zëvendës ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Partneritete në NATO, Kevin Hamilton, me të cilin sipas ZKM-së, është folur edhe për Xhandarmërinë.

“U diskutua gjithashtu për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës, ku në pyetjen e z. Hamilton, kryeministri në detyrë Kurti shpjegoi konceptin dhe theksoi nevojën e kësaj strukture në forcimin e sigurisë dhe koordinimit me KFOR-in dhe NATO-n në këtë drejtim”, ka njoftuar ZKM.

KFOR

Më shumë nga Lajme

  • 14:23Daut Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit!
  • 14:21Maqedonci: Kosova e gatshme të ndihmojë Shqipërinë dhe Malin e Zi për zjarret
  • 14:00Oda Amerikane bën thirrje për përgjegjësi politike dhe për t’i dhënë fund bllokimit institucional
  • 13:44Gërvalla: Përsëritja e zgjedhjeve po e humbet kuptimin, duhet të gjejmë zgjidhje
  • 13:43Jashari: Ajo që ndodhi në Kuvend është pasqyrë e përçarjes që VV ka arritur ta krijojë në shoqërinë tonë