Partitë më të mëdha në vend kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
Pas dështimit të zgjedhjes së presidentit të vendit, Kosova po përgatitet që të mbajë zgjedhjet e reja nacionale që do të jenë të tretat brenda më pak se dy viteve.
Ndryshime në top-10 kryesore të kandidatëve për deputetë vërehen në pothuajse të gjitha ish-partitë parlamentare shqiptare të Kosovës.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës publikoi dje e para listën për kandidatët për deputetë aty ku shihet se bartësi i listës është Ardian Gjini i pasuar nga Besnik Tahiri dhe Time Kadrijaj, kurse lideri i kësaj partie ka zgjedhur numrin 11.
Kjo është lista e AAK-së:
1. Ardian Gjini 2. Besnik Tahiri 3. Time Kadrijaj 4. Bekë Berisha 5. Arbër Tolaj 6. Albana Bytyqi 7. Burim Ramadani 8. Avni Arifi. 9. Diellza Kukaj 10. Agim Çeku 11. Ramush Haradinaj
Në anën tjetër edhe në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ndryshime nga ajo e kaluara, ku tashmë bartëse e listës do të jetë ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kjo është top-10 e LDK-së:
