Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Këto janë arsyet pse LVV-ja ndryshoi qëndrim për Çitakun dhe Shalën

GD
Gazeta Demos13 shtator 2026 në 10:06
Këto janë arsyet pse LVV-ja ndryshoi qëndrim për Çitakun dhe Shalën

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka kërkuar pjesëmarrjen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, në seancën e sotme të Kuvendit për të konstituar legjislaturën e njëmbëdhjetë.

Para hyrjes në objektin e Kuvendit të Kosovës, Kryeziu-Hyseni ka treguar arsyet pse kanë ndryshuar qëndrim për votimin e Vlora Çitakut dhe Kujtim Shalës për nënkryetar.

“Uroj që të ndërrojnë qëndrim partitë opozitare dhe të procedojmë tutje me procesin e konstituimit të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje, njëjtë sikur ka vepruar në këto dy vitet e fundit, ka lëvizur për t’i kontribuar zhbllokimit të situatës e cila ka ndodhur si rezultat i bllokadës së vazhdueshme të këtyre partive opozitare. Shpresoj që sot deputetët të paraqiten në seancë. Fundja sipas aktgjykimit është obligative që ata të marrin pjesë në votim dhe të konstituojmë kuvendin dhe të vazhdojmë tutje me proceset e radhës…Në grupin tonë parlamentar ka pasur diskutime sa i përket emrave që janë propozuar prej dy partive politike. Kështu që kryesia e LVV-së ka vendosur që këta dy emra të mbështeten që mos të vazhdohet tutje bllokada”, tha ajo.

qëndrimarsyetlvv-ja

Më shumë nga Lajme

  • 10:58Tanja Vujoviq zgjidhet nënkryetare nga radhët e komunitetit serb
  • 10:54Konstituohet Kuvendi i Kosovës
  • 10:50As Igor Simiq s’i merr votat për nënkryetar të Kuvendit
  • 10:48Kuvendi voton Kujtim Shalën si nënkryetar të Kuvendit
  • 10:48Nis seanca, mungon PDK e Aleanca