Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

LVV-ja në zgjedhje, Haxhiu s’sheh arsye për heqjen e Kurtit nga posti i kryetarit: Është më i votuari në vend

GD
Gazeta Demos31 tetor 2026 në 21:12
LVV-ja në zgjedhje, Haxhiu s’sheh arsye për heqjen e Kurtit nga posti i kryetarit: Është më i votuari në vend

Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur sot Këshillin e Përgjithshëm, ku ndër temat e diskutimit janë edhe zhvillimet e fundit politike dhe procesi i ardhshëm zgjedhor.

Para mbledhjes, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e pyetur nëse mund të ketë ndryshim të kryetarit të Vetëvendosjes, ka deklaruar se nuk sheh asnjë arsye që partia të ndërmarrë një hap të tillë.

Ajo theksoi se kryetari i lVV-së gëzon mbështetjen më të madhe qytetare dhe është personi më i votuar në Republikën e Kosovës.

“Është e rëndësishme që të fillojmë një proces të mirë zgjedhor. Kryetari i VV-së ka mbështetjen më të madhe qytetare. Nuk shoh asnjë arsye që VV-ja të bëjë diçka në këtë drejtim, pasi është personi më i votuar në Republikën e Kosovës”, u shpreh Haxhiu.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se do t’i njoftojnë për vendimet e marra pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm.

Ndryshe, ditë më parë, LVV-ja, pas një mbledhje të përbashkët të mbajtur me drejtuesit e Qendrave të Lëvizjes në Kosovë dhe në mërgatë, njoftoi që janë pajtuar për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme në këtë parti.

Në atë njoftim, nga LVV-ja, thuhej mes tjerash se, zgjedhjet e brendshme përbëjnë një proces të rëndësishëm demokratik për ripërtëritjen, konsolidimin dhe fuqizimin e mëtejmë të strukturave të kësaj partie.

‘’Zgjedhjet e brendshme përbëjnë një proces të rëndësishëm demokratik për ripërtëritjen, konsolidimin dhe fuqizimin e mëtejmë të strukturave tona. Ato janë mundësi për mobilizim më të fuqishëm organizativ, për zgjerimin e pjesëmarrjes së anëtarësisë, për avancimin e kuadrove dhe për forcimin e lidhjes së drejtpërdrejtë të Lëvizjes me qytetarët në çdo nivel të organizimit’’, njoftohej mes tjerash nga LVV-ja. /klankosova

lvv-jahaxhiuarsye

Të ngjashme

Vjollca Haxhiu, banorja e radhës e BBVK 5

Vjollca Haxhiu, banorja e radhës e BBVK 5

22:56

Më shumë nga Lajme

  • 22:10FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor
  • 21:43Bajrami kritikon Kurtin për projektbuxhetin e 2027-tës: Së pari në parti, pastaj në institucione
  • 21:40Katër armë dhe municion sekuestrohen në Zubin Potok
  • 21:24Shpërthejnë përplasjet, qindra mijëra protestojnë në Francë
  • 21:23Rregulla e re e ZRRE-së për panelet diellore, Ymeri paralajmëron qytetarët