Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Këta janë ish-deputetët që “rrezikojnë” të mbesin jashtë Kuvendit

GD
Gazeta Demos30 dhjetor 2025 në 17:04
Këta janë ish-deputetët që “rrezikojnë” të mbesin jashtë Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me publikimin e rezultateve të kandidatëve për deputetë të legjislaturës së nëntë.

Pas numërimit të mbi 40 % të votave për ulëse të deputetëve dhe sipas numërimit të votave prelminare: Lëvizja Vetëvendosje del t’i ketë 56 ulëse në parlament.

Bazuar në të dhënat e deritanishme, disa nga ata që u bënë deputetë në legjislaturën e nëntë, ka mundësi që mos ta kenë fatin e njëjtë edhe tani.

Driton Hyseni është në mesin e emrave që mund të mos i sigurojnë votat edhe për një mandat tjetër ku deri më tani ka siguruar 5,647 si dhe Valon Hoti me 6,730 vota.

Gjithnjë sipas këtyre rezultateve, Partia Demokratike e Kosovës në këtë mandat do t’i ketë deri 23 deputetë, kurse disa emra që ishin ligjvënës në legjislaturën e nëntë mund të mos jenë më.

Bëhët fjalë për Fadil Demakun me 7,139 vota dhe Eliza Hoxhën me 5,495 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës mund t’i ketë 15 përfaqësues në parlament, kurse një mandat tjetër janë Shkëmb Manaj me 5,756 vota, Paris Guri me 5,737 dhe Alban Zogaj me 2,809 sosh.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me votat e numëruara deri në këtë kohë, do të përfaqësohet në Kuvend me gjashtë deputetë.

Në mesin e tyre, që ishte në listën për deputetë e që rrezikon të mos futet sërish në Kuvend, shkaku i mossigurimit të votave të mjaftueshme është Lahi Brahimaj (3,672 vota).

Kosova votoi të dielën e 28 dhjetorit në zgjedhjet e dyta parlamentare për këtë vit ku Lëvizja Vetëvendosje, sipas rezultateve preliminiare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë 49,34% ose 433,394 vota, Partia Demokratike e Kosovës radhitet e dyta me 20,98% ose 184,318 vota

E treta në renditje është Lidhja Demokratike e Kosovës me 13,57% (119,201) , kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e katërta me 5,66%49,698 sosh

Kuvendi

Më shumë nga Lajme

  • 08:53Policia bastisë një lokal në Deçan, sekuestrohet armë automatike e fishekë – arrestohen 3 persona
  • 08:24Vdes i mituri në QKUK, ra nga objekti para një jave në Prizren
  • 08:19“Qe dy vjet s’ka mbikëqyrje”, Hoxhaj: Partia në pushtet po do t’i ikë kontrollit parlamentare
  • 08:18Sa janë pritjet në kufi, kjo është gjendja në pikat kufitare
  • 08:12S’ka sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë