Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Këta janë 9 të arrestuarit sot për kontrabandë dhe import të ujit në vend të naftës

GD
Gazeta Demos2 korrik 2026 në 09:07
Këta janë 9 të arrestuarit sot për kontrabandë dhe import të ujit në vend të naftës

Një operacion masiv i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Policia e Kosovës, me asistimin e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, ka çuar në arrestimin e personave të dyshuar për përfshirje në një rrjet të strukturuar kriminal të faturave fiktive dhe kontrabandës me derivate.

Siç raporton Insajderi, në pranga të policisë kanë rënë zyrtarë dhe persona të lidhur me sektorin e naftës, të cilët dyshohet se operonin përmes transaksioneve fiktive.

Burimet e gazetës bëjnë të ditur se personat e arrestuar në këtë aksion janë Gazmend Quni, Skender Kelmendi, Faruk Mazrek, Naser Morina, Korab Visoka, Dashmir Miftari, Muhamet Mazrek, Fatmir Visoka, Adem Morina, Feriz Mazrek dhe Nysret Bajraktari.

Të arrestuarit ngarkohen me pesë vepra të rënda penale: Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, kontrabandimi i mallrave në bashkëkryerje, shpëlarje e parave, dokumente të rrejshme lidhur me tatimin dhe shmangie nga tatimi.

“Pas grumbullimit të informacioneve dhe sigurimit të provave, është krijuar dyshimi i arsyeshëm se të arrestuarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke paraqitur dokumente të rreme lidhur me tatimet, si dhe duke realizuar shitje dhe transaksione fiktive të derivateve të naftës”, thuhej në njoftimin e autoriteteve.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, institucionet e rendit kanë kryer kontrolle dhe bastisje të imtësishme në 21 lokacione të ndryshme.

Çka u sekuestrua?

Gjatë kontrolleve të kryera në terren, hetuesit kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të hollash, mjete transporti dhe armë:

15,000 euro para të gatshme;

5 vetura dhe 5 autobotë për transport të derivateve;

2 armë zjarri dhe 54 fishekë;

Pajisje elektronike dhe dokumente të ndryshme relevante;

301 euro në kartëmonedha 2-euroshe, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Të gjithë të dyshuarit, me vendim të prokurorit, pritet të dërgohen në mbajtje për procedime të mëtejshme gjyqësore.

Më shumë nga Lajme

  • 12:41KFOR-i kontrollon ura dhe rrugë në Deçan
  • 12:21“Merreni nga një çadër”, Haziri: Sonte, edhe nën shi - bashkë për UÇK-në
  • 12:11Prokuroria në rastin “12” kundër Thaçit kërkon t’i mos llogaritet koha e kaluar në paraburgim – do gjashtë vjet shtesë burg
  • 12:08Vazhdon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit: Diskutohet ndryshimi i ligjit për Specialen
  • 11:52Isufaj takohet me Prattipatin në Ambasdën Amerikane, flasin për vazhdim e bashkëpunimit të sukseshëm me Prokurorinë Speciale