Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kështu reaguan institucionet më të larta shtetërore lidhur me vdekjen e 27-vjeçarit nga Lipjani

GD
Gazeta Demos8 korrik 2025 në 23:18
Kështu reaguan institucionet më të larta shtetërore lidhur me vdekjen e 27-vjeçarit nga Lipjani

Rasti tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të 7 korrikut në Lipjan, ku humbi jetën 27-vjeçari Agon Zejnullahu, po vazhdon të tronditë opinionin publik dhe institucionet shtetërore, përderisa hetimet janë intensifikuar.

Lidhur me këtë rast janë ndaluar pesë zyrtarë policorë, nën dyshimin për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se arrestimi i tyre është bërë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ndërsa është kërkuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, deklaroi se “E konfirmoj se janë arrestuar pesë zyrtarë policor për veprën penale ‘Vrasja nga pakujdesia’ nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për momentin nuk mund të ofrojmë më shumë detaje sepse mund të dëmtojmë integritetin e hetimeve.”.

Vëllai i viktimës, Albani, ka deklaruar se beson se vdekja e Agonit nuk ishte aksidentale: “E kanë tërheq nga qafa, nuk ka dyshim që është vrasje.”

Reagime të shumta kanë pasuar edhe nga institucionet më të larta të vendit. Presidentja Vjosa Osmani theksoi nevojën për veprim institucional të menjëhershëm:

“Ngjarja e rëndë dhe tronditëse e vdekjes së një të riu 27-vjeçar, rreth së cilës ekzistojnë dyshime serioze se ka ndodhur gjatë ndërhyrjes së policisë, kërkon urgjentisht transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi të pakompromis.”.

Kurse, kryeministri në detyrë deri në publikim e këtij lajmi nuk ka reaguar ende.

Në linjë me këtë, edhe misioni i EULEX-it përmes shefit Giovanni Barbano kërkoi hetim të plotë dhe transparent:

“Presim që autoritetet kompetente të sqarojnë plotësisht dhe në mënyrë transparente rrethanat e rastit.”

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kërkoi angazhim maksimal institucional: “Kam kërkuar angazhim urgjent dhe profesional nga Inspektorati Policor i Kosovës si dhe bashkëpunim të plotë të Policisë gjatë këtij hetimi.”.

Ndërkohë, Avokati i Popullit ka hapur hetim për të vlerësuar nëse ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut në këtë rast, duke theksuar se “ushtrimi i forcës përtej asaj të domosdoshme përbën shkelje të rëndë”.

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka konfirmuar se autopsia është kryer, por ka mohuar kategorikisht se ka dalë ndonjë raport preliminar, duke shtuar se janë duke punuar në analizimin toksikologjik dhe histopatologjik për të përpiluar raportin zyrtar sa më shpejt.

Tutje edhe Policia e Kosovës ka dhënë detaje zyrtare duke thënë se në prani të zyrtarëve policorë, i ndjeri ka shfaqur të njëjtat sjellje të pakontrollueshme dhe të rrezikshme, duke ofruar rezistencë aktive dhe duke u vërsulur ndaj zyrtarëve. Si pasojë, për të vënë situatën nën kontroll, policët kanë përdorur sprej-in policor në vetëmbrojtje.

Zyrtarët policorë kanë komunikuar me të për 5-6 minuta për ta bindur që të shoqërohet në stacion, ndërsa gjatë kësaj kohe mbikëqyrësi i ndërrimit kishte thirrur ndihmën e shpejtë, duke parë gjendjen e tij shëndetësore dhe psikologjike.

Pavarësisht përpjekjeve, i riu kishte tentuar të ikte, por u arrestua nga policia. Autoambulanca me ekipin emergjent kishte arritur në vendin e ngjarjes brenda tri minutave për të ofruar ndihmën e parë, por më pas u konstatua vdekja e tij nga mjekët.

Si dhe, në vendin e ngjarjes janë gjetur gjësende personale dhe një substancë pluhur që dyshohet të jetë narkotike – e dërguar për analizë.

Po ashtu, Gjykata Themelore në Prishtinë do të mbajë nesër seancën dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë zyrtarëve policorë, të dyshuar për përfshirje në vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu.

Seanca pritet të zhvillohet më 9 korrik, duke filluar nga ora 10:30.

vdekje

Më shumë nga Lajme

  • 07:44Haziri: S'ka gabu Thaçi, Veseli e Kuvendi kur e kanë votu Gjykatën Speciale, s’kemi për çka me e zhbë
  • 07:41Sot në Banjskë do vendoset gurthemeli i obeliskut kushtuar Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku
  • 07:38Tri vjet nga rënia e heroit Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit
  • 07:33Njofton KEDS, tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 07:30Diell e vranësira, ky është parashikimi i motit