Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kërkohet paraburgim për menaxherin e një moteli në Ferizaj, dyshohet për prostitucion

GD
Gazeta Demos1 korrik 2026 në 11:33
Kërkohet paraburgim për menaxherin e një moteli në Ferizaj, dyshohet për prostitucion

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.Gj.,për shkak të dyshimit të veprave penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” dhe “Ofrimi i lokaleve për prostitucion” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.Gj., gjatë muajit qershor të vitit 2026, në Ferizaj, rruga“Ilir Konushevci”, me dijeni në cilësinë e menaxherit, ka ofruar motelin e tij për të mundësuar prostitucionin, me të cilën kishte për të kryer veprën penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion nga neni 235 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muajit qershor 2026, në Ferizaj, me dashje ka mundësuar ushtrimin e prostitucionit, në atë mënyrë që i pandehuri si menaxher i motelit, ka punësuar B.Xh., me qëllim që të ofroj shërbime seksuale me pagesë për klientët e tij, kështu që me datë 29 qershor 2026, pas zbatimit të masës së veçantë, i pandehuri është zënë në flagrancë dhe është arrestuar nga zyrtarët policor, me të cilën kishte për të kryer veprën penale Mundësimi ose detyrimi në prostitucion nga neni 234 paragrafi 1 të KPRK-së.

I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48-orësh për veprat penale të lartëcekura.

Më shumë nga Lajme

  • 23:34Pushtet i ri në Serbi, qasje e vjetër ndaj Kosovës
  • 23:11Pas Brodit, dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë
  • 22:51Pandeli Majko trondit Asamblenë e PS-së: Kam informacion për 1 mijë orë filmime erotike dhe korruptive, jepni dorëheqjen
  • 22:50Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
  • 22:24Maqedonci: Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme amerikane