Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për shitblerje të rreth 5.5 kg narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

GD
Gazeta Demos3 shtator 2026 në 16:44
Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për shitblerje të rreth 5.5 kg narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.D., – shtetas i Republikës së Shqiperisë dhe E.D - shtetas i Republikës së Kosovës

Kjo për shkak të dyshimit të veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi ose kontroll i paautorizuar i armës” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

‘’Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 02.09.2026, në kuadër të veprimeve hetimore të ndërmarra nga Policia e Kosovës – Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) –Ferizaj, lidhur me dyshimin për veprimtari të kundërligjshme me substanca narkotike, gjatë kontrollit të shtëpisë së të pandehurit F.D., në Ferizaj, janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: katër kavanoza qelqi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 4929 gram, substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me peshë 4.6 gram, një peshore digjitale, foli transparente për paketim, qese të zbrazëta transparente, një pistoletë me gaz me një karikator, pesë fishekë, para të gatshme në euro dhe lekë, veturë e llojit “Passat” me targa të Shqipërisë dhe çelësi i saj, si dhe telefona, kartela SIM dhe sende të tjera materiale.Ndërsa, tek i pandehurit E.D. gjatë kontrollit të bodrumit të një banese në rrugën “Beteja e Koshares” në Ferizaj është gjetur dhe konfiskuar sasi prej 566 gram substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë, si dhe është konfiskuar edhe një kavanoz me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 21.7 gram, sasi të tjera të së njëjtës substancë me peshë 0.49 gram dhe 0.2 gram, dy telefona celularë, kartelë bankare dhe para të gatshme’’, thuhet në njoftim.

Andaj me këto veprime për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 i KPRK-së, si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi ose kontroll i paautorizuar i armës” nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së.

Të pandehurit F.D., dhe E.D., që nga data 02 Shtator 2026, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh për veprat penale të lartëcekura.

ferizajndajnarkotikëve

Të ngjashme

Gol, goooool! Barcelona barazon ndaj Real Madridit

Gol, goooool! Barcelona barazon ndaj Real Madridit

22:38
Trepça fiton bindshëm ndaj Yllit

Trepça fiton bindshëm ndaj Yllit

21:38
Fitore për Kompanyn, Bayerni merr tri pikë ndaj Freiburgut

Fitore për Kompanyn, Bayerni merr tri pikë ndaj Freiburgut

19:45
Fitore për Kompanyn, Bayerni merr tri pikë ndaj Freiburgut

Fitore për Kompanyn, Bayerni merr tri pikë ndaj Freiburgut

19:25

Më shumë nga Lajme

  • 23:45Rasti i gruas në Pejë, reagon Kuçi: Lindën shteti e la vetëm, si shumë gra të tjera…
  • 23:40“Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
  • 23:35Pas zgjedhjeve në Serbi, reagon Albin Kurti
  • 23:32Pak pasi policia ia arrestoi burrin, kunati kreu veprën - Policia jep detaje për rastin
  • 23:13Vrasja në Vitomericë të Pejës, deklarohen nga Prokuroria