Një llogari e dyshimtë në rrjete sociale ka publikuar një koment me përmbajtje të rëndë kërcënuese në profilin zyrtar të ish-kryetarit të Aleancës, Ramush Haradinajt.
Profil i shkruar në gjuhën cirilike nën emrin “Goran Gogo Frkz”, i cili sipas të dhënave fillestare paraqitet si një profil rus apo me mbështetje ruse, ka lënë një mesazh ekstremisht fyes dhe degradues në seksionin e komenteve.
Në këtë reagim shkruhet tekstualisht: “Oooo teroristicki kozojebu , jebat cemo ti sve zensko u familiji brzih dana” (Përkthimi: “Ooo terrorist…, do t’ia q*jmë krejt femrat e familjes tënde brenda pak ditësh”).
Gjuha e përdorur mbart një mesazh të pastër agresioni digjital dhe paralajmërimi për sulm ndaj integritetit dhe sigurisë së familjes Haradinaj.





